×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kushtëzimi i librashitësve: Kush do libra, të blejë edhe fletoret e punës

    Insajderi
    10 September 2023 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    10- ditëshi i parë i shtatorit u karakterizua me hallakamën për blerjen librave për filloristët.

    Në disa raste libraritë shfrytëzuan momentin që Ministria e Arsimit nuk ua siguroi tekstet, dhe kushtëzuan prindërit që për t`ua shitur librin ata duhet blerë edhe fletoren e punës, apo anasjelltas.

    Qytetarët dënojnë një kushtëzim të tillë.

    Për këtë Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të shtunën se bie në kundërshtim me Ligjin për Konkurrencën dhe ka paralajmëruar shitësit e librave që të ndalojnë këtë praktikë.

    E ish-kryetari i AKK-së Valon Prestreshi, konfirmon se një ndërlidhje e tillë është e dënueshme, madje edhe me gjobitje deri në 10 për qind të qarkullimit të atij biznesi.

    Masa e paralajmërimit sipas Prestreshit, është hapi i parë e nëse bizneset nuk reflektojnë mund të pasojnë me hapat e tjerë më radikalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark