×
  • Sport
  • Sport

    Kushtrim Reshitaj: E dhimbshme se si një gjyqtar e vendos një ndeshje të Superligës së Kosovës

    Insajderi
    12 February 2023 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përballja mes Dukagjinit të Klinës dhe Prishtinës, do të komentohet një kohë të gjatë, jo për nga cilësia por se si bie goli në minutën e 41-të.

    Gol që ngjalli protesta të ashpra nga futbollistët e Prishtinës dhe kryetrajneri i saj, Ismet Munishi.

    Gjyqtari sinjalizon që të ndalet loja por bie autogoli nga Mërgim Pefqeli, çuditërisht u pranua goli pasi u shikua sistemi VAR.

    Me këtë rast ka reaguar ashpër ish portieri i klubit të futbollit Ballkani të Therandës, Kushtrim Reshitaj.

    Sipas Reshitajt, është e dhimbshme se si u dëmtua Prishtina. 

    “Si tifoz i skuadrave që unë i dua, hiç s’më prishet qejfi sa herë humb Prishtina.

    Por si tifoz i futbollit dhe dashamirës i progresit të sportit në përgjithësi në Kosovë, goli që sot ia dha 3 pikë Dukagjinit, ta nxjerr edhe lotin kur e shikon se po bëhet fjalë për elitën e futbollit tonë, pra niveli më i lartë.

    Duke e marr parasysh se sa garë e fortë ka me qenë për zonën e Europës, mbase kjo ndeshje mundet edhe me vendos që Prishtina të mbetet jashtë. 

    Paramendojeni me ndiku një vendim i një gjyqtari, në rrjedhën e një kampionati, deri në aspektin e të hyrave financiare nga UEFA.

    Kur kjo ndodh në Superligë, imagjinojeni se çfarë ndodh në nivelet më të ulëta të garave”, ka shkruar Reshitaj në profilin e tij në facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark