
Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur të hënën dhe ka caktuar datën 28 prill kur do të mbahet seanca e radhës plenare.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke folur në një konferencë për media, ka ftuar sërish opozitën që të marrë pjesë në seancë.
Por, në mbledhjen e kryesisë, asnjë përfaqësues i partive opozitare nuk ka marrë pjesë, duke dhënë indikacione se do të vazhdojnë bojkotimin e seancave.