×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kuzhinierit të Kurtit i del edhe një keqpërdorim, i ngritet aktakuzë për vjedhje të rrymës

    Insajderi
    31 August 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuzhinierit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, po sfidohet nga drejtësia. Atij i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij.

    Aktakuza është ngritur më 6 gusht të 2021-ës derisa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2473 euro.

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, Ridan Muharremi po akuzohet se më 19 nëntor 2020 në furrën  e tij, me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja të luajtshme, me qëllim që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme ka shfrytëzuar njësorët e  energjisë elektrike paautorizim të furnizuesit në këtë rast KEDS.

    Sipas aktit akuzues me këtë Muharremi ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve”, nga neni 314 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme deri 3 vjet burgim.

    Miku i kryeministrit Kurti është aktualisht në paraburgim si i dyshuari kryesor për keqpërdorime me rezerva shtetërore.

    Sipas Prokurorisë thuhet se Muharremi ndihmoi dy zyrtarët e MINT të shkelnin ligjin.

    Ridvan Muharremi ngarkohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte ndihmuar Irfan Lipovicës dhe Haviz Garës iu kishte krijuar kushte për negocimin me kompanitë turke e polake për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit.

    Sipas Prokurorisë, Muharremi ishte personi kyç për t’i negociuar kushtet e kontratave me operatorët ekonomikë për blerjen e rezervave shtetërore.

    Muharremi sipas dosjës së Prokurorisë kishte negociuar blerjen e 10 tonë grurë nga Turqia me çmim prej 4 milionë 834 mijë e 778 euro.

    Sipas Prokurorisë, Muharremi me këto kompani kishte pasur edhe më herët raporte kontraktuale dhe biznesore.

    Muharremi ishte përfshirë ne negocimin e blerjes edhe të vajit dhe sheqerit nga Polonia në vlerë prej 276 mijë euro, por që as vaji dhe as sheqeri nuk ka mbërritur në Kosovë.

    Prokuroria e ngarkon Muharremin se ka kryer veprën penale “dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark