×
  • Showbiz
  • Show

    Ky detaj në fotot e Georginës ka marrë gjithë vëmendjen

    Insajderi
    03 August 2023 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teksa të gjithë mendonin se ata janë në prag divorci, Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo, nisën pushimet së bashku me fëmijët e tyre. Nga postimet në rrjetet sociale nuk duket se mes çiftit të njohur ka ndonjë krizë, por duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

    Bukuroshja brune ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” foto e video të ndryshme nga pushimet, ku nuk mungojnë pozat me futbollistin e famshëm dhe fëmijët.

    Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e përdoruesve të rrjetit ka qenë një nga fotot e fundit, që partnerja e CR7 ka shpërndarë.

    Georgina ka postuar një fotografi të fëmijëve të saj në qendër estetike. Por ato që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ishin bluzat e veshura nga të vegjlit, një e Liverpool, një tjetër e Real Madridit dhe një e Atletico Madridit.

    Bluzat janë bërë fokusi i vëmendjes, sepse si Atletico Madrid, ashtu edhe Liverpool kanë qenë dy nga rivalët më të mëdhenj të Cristiano Ronaldos, kur ai ishte pjesë e Real Madridit dhe Manchester United.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark