Klubi i Ballkanit ka bërë të ditur u.d të trajnerit për tri takimet e fundit të këtij sezoni në Superligën e Kosovës pas shkarkimit të Blendi Shkëmbit, raporton Insporti.
Udhëheqësi i skuadrës në tri xhirot e fundit do të jetë Basha, i ndihmuar nga zëvendës-trajneri Edon Gashi.
Postimi i plotë:
Këto 3 xhirot e mbetura ekipin do ta udhëheq ndihmës traineri i deritashëm Ardian Basha dhe zëvendës trainer do të jetë Edon Gashi kryetraineri i juniorëve.
Humbja e hidhur nga Arbëria, ka bërë që skuadra e Ballkanit t’i ndajë rrugët me Bledi Shkëmbin. Përpara vetës Basha dhe Gashi do ta kenë një rrugë të vështirë në tri ndeshjet e fundit, pasi do të mundohen ta dërgojnë skuadrën suharekase në Evropë.
Testi i parë për të dy trajnerët do të jetë kjo fundjavë, ku do të ulen në stol pikërisht në përballjen e vështirë me Dritën.