×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është 38-vjeçari që vdiq në rrethana të dyshimta në Gjilan

    Insajderi
    22 November 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në qytetin e Gjilanit, ku një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

    I ndjeri është 38-vjeçari, Flamur Rama.

    Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët duke bërë të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00.

    Sipas informacioneve, dje në mesditë, 38-vjeçari është gjetur pa ndjenja nga babai i tij dhe menjeherë është dërguar në emergjencë për të pranuar ndihmë mjekësore.

    Pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve mjekësore, ai nuk ka arritur të mbijejojë dhe ka humbur jetën.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet nga Insituti i Mjekësisë Ligjore (IML), të cilët kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës dhe e kanë dërguar për obduksion.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark