×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është 68-vjeçari që u gjet i vdekur në Podujevë, Prokuroria nis hetimet

    Insajderi
    03 January 2023 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një punëtor i sigurimit është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës, pra në fabrikën e turshive ‘Dardania SHPK’ në rrugën ‘Qëndresa’ në Podujevë.

    Sinjali mëson se viktima është Idriz Babatinca, 68-vjeçar.

    Insajderi ka siguruar fotografinë e tij:

    Ekipi mjekësor i Emergjencës pas marrjes së informatës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të moshuarit.

    Po ashtu atje kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark