Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, u bë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ai këto ditë ka qenë në vëmendje të madhe për shkak të natyrës së tij, ndonëse ishte edhe shumë aktiv.
Së fundmi, aktori është parë duke e imituar konkurrentin tjetër Burim Vatovcin, për mënyrën se si ec.
Ky imitim ka shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë, ndërkohë që në rrjet shpërthyen komentet negative.
“Meriton të dalë nga shtëpia, është bullizëm, Vëllai i Madh duhet menjëherë të përjashtoj” – qenë vetëm disa nga komentet.
Kjo nuk është hera e parë që Burimi bullizohet, përkundër se spektakli ka nisur që pak ditë.
Të tjerët gjithashtu janë përfshirë në debate me të, e duke diskutuar në forma të ndryshme.