×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është dënimi më i madh që SHBA mund t’ia bëjë Kosovës, sipas ekspertit të çështjeve të sigurisë

    Insajderi
    12 November 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i KIPRED dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Lulzim Peci, duke komentuar kundërshtimin e kërkesës së SHBA-ve për zgjatjen e afatit për targat ilegale, ka shkruar se dëshira për të kërkuar më të mirën e dëshiruar por të pamundshme, që nënkupton mos- kompromisin, në marrëdhëniet ndërkombëtare bëhet armiku më i madh i më të mirës së mundshme.

    Peci ka shkruar në Facebook se dënimin më të madh që mund të na bëj SHBA-ja, është me thënë “bëni si të doni vet dhe unë po tërhiqem.

    “Shikojeni se çfarë i kemi bë vetës që nga kundërshtimi i demarkacionit me Malin e Zi deri më tani. Në vend se të ecim përpara, ne e zgjodhëm të bëjmë si të duam vetëm ne, dhe ja ku jemi, si vendi më i izoluar në Evropë. Mos të harrojmë se vet presidenti Biden asokohe si nën-President i SHBA-ve personalisht është angazhuar që të mbledhim mend, por ne me një krenari të injorantit vazhduam me tonën. Plus ky argumenti se është kundërshtuar Rambujeja dhe plani i Ahtisarit që e solli pavarësinë e Kosovës, pasi është kërkuar me e mira, më së paku që mund të thuhet është infantil. Cilat kanë qenë alternativat e kundërshtimit si të Rambujesë dhe Ahtisarit? Padyshim se ato do ishin mos- intervenimi i NATO’s dhe mospavarësimi i Kosovës”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark