×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është dokumenti i Qeverisë Kurti që e shkëput kontratën kolektive me mësimdhënësit

    Insajderi
    23 November 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e udhëhequr nga Arbërie Nagavci ia ka shkëputur Kontratën Kolektive Sindikatës së Arsimit. Kontratë kjo e nënshkruar në vitin 2021, mes kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe atëkohë ministrit, Ramë Likaj. Gazeta Insajderi ka siguruar letrën përmes të cilës ministria njofton sindikatën për shkëputje të kontratës.

    Për shkëputje, Ministria e Arsimit ka potencuar disa arsye. Njëra ndër to flet për mungesë të bazës ligjore, duke thënë se në kohën kur është nënshkruar kontrata mes palëve, ministri i Qeverisë ishte në detyrë dhe “ka pasur mungesë legjitimiteti të hyrjes në politikë, të këtillë disavjeçare”.

    Në vendim thuhet se Kontrata kolektive nuk është buxhetuar asnjëherë e as nuk është nënshkruar nga Ministria e Financave.

    Qeveria Hoti, të cilës, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO72/20, i mungonte autoriteti kushtetues për të ushtruar kompetencat përkatëse, nuk ka pasur legjitimitet për të qenë palë në procedurë e rrjedhimisht, as të nënshkruajë Kontratën kolektive me SBASHK”, thuhet në dokumentin e siguruara nga Insajderi.

    Kjo letër sipas ministrisë në zyrat e SBASHK-ut ka arritur me 21 nëntor.

    SBASHK: Nuk kemi pranuar njoftim zyrtar nga MASHT për shkëputje të kontratës.

    Mirëpo, nga SBASHK, dje, i thanë Gazetës Insajderi se ende nuk kanë pranuar vendim zyrtar nga MASHTI lidhje me shkëputjen e kontratës.

    Bazuar në raportimet e mediave, nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala tha se shkëputja e kontratës është e njëanshëm dhe e paligjshme.

    Tutje, Shala shtoi se kryesia e SBASHK-ut do te mblidhet nesër për marrë vendim se si do të veprojnë tutje.

    “Ndërprerja e Kontratës Kolektive ne njëanshme është joligjore. Pastaj kjo nuk i kontribuon vazhdimit të dialogut mes SBASHK-ut dhe Ministrisë. Nesër do të mblidhet kryesia e SBASHK-ut dhe do të shohim për veprimet e më tutjeshme. Ne akoma nuk kemi marrë asnjë vendim nga ana e Ministrisë vetëm kemi dëgjuar nga mediat”, tha Shala për Insajderin.

    MASHT: Kemi ftuar SBASHK të negociojmë për kontratën e re

    Këshilltarja për media, Edona Kutleshi-Maliqaj në Ministrinë e Arsimit për Insajderin ka konfirmuar se tanimë i kanë ftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut, për të negociuar kontratën e re.

    “Për shkak të shkeljeve të shumta ligjore, Ministria e Arsimit ka iniciuar shkëputjen e kontratës kolektive e nënshkruar më 22 janar 2021. Si Ministri e Arsimit i kemi ftuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit që të negociojmë kontratë të re të ligjshme që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit. Në bazë të njoftimeve nga institucionet kompetente, kjo kontratë ka pasur probleme serioze ligjore dhe si e tillë është e pavlefshme. Për këtë kontratë nuk ka pasur asnjë vlerësim ligjor, financiar dhe planifikim buxhetor para nënshkrimit”, ka thënë Kutleshi-Maliqaj për Insajderin.

    “Si Ministri e Arsimit tashmë kemi adresuar përmirësimin e pozitës së mësimdhënësve në Ligjin për paga ku me ligjin e ri do të ketë rritje të pagave të punëtorëve të arsimit dhe trajtim të dinjitetshëm”, tha ajo.

    Përmes Kontratës Kolektive mësimdhënëseve iu mundësonte mbulimi i shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar.

    “Ndër të tjera, Kontrata Kolektive garanton për mësimdhënësit kompensimin e ushqimit gjatë punës në vlerë prej 2 euro në ditë, shpërblimin jubilar varësisht nga përvoja e punës nga 50-150%, pagesë përcjellëse në lartësi të tri pagave të fundit me rastin e daljes në pension, ndërsa në fund të çdo viti kalendarik mësimdhënësit do të shpërblehen me 8.3% të pagës vjetore komulative”.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark