Insajderi
Insajderi

Ky është emisioni më i ri që do të nis në RTK

Insajderi
11 November 2021 - 14:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është emisioni më i ri që do të nis në RTK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për t’ju shmangur profileve të emisioneve në studio, për të sjellë dinamikë dhe copëza jete e histori të ndryshme, gazetarja Vjosa Beqiri ka ideuar një emision që ajo konsideron se i mungon mediumit të vetëm publik në vend.

“Emisioni “Personazh”, do të jetë një emision informativ, me ngjarje dhe ndodhi të bujshme, intervista ekskluzive me personalitete që kanë histori të veçantë, pra që kanë gjithmonë diçka për të na treguar apo për të na surprizuar, pra që audienca jonë të njihet nga afër me ta, rrefimet e këtyre personaliteteve  do t’i prekim nga afër dhe fare në fund t’i vizuelizojmë në ekranin e RTK-së” është shprehur mes tjerash Vjosa

Ajo çfarë do ta bëjë më të veçantë kësaj here këtë format është lokacioni ku do të realizohen intervistat, e që do të jenë vendet ku kanë ndodhur ngjarjet me rëndësi në jetën e personazheve që do të intervistohen, vendbanimet e tyre, rrugët e sheshet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark