×
  • Showbiz
  • Show

    Ky është familjari i Noizyt që dyshohet që ia vuri zjarrin lokalit të reperit

    Insajderi
    29 June 2023 - 09:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tashmë dihet se cili person ia ka vënë zjarrin lokalit të Noizyt.

    Ai është një i afërm i reperit.

    Sipas policisë bëhet fjalë për 26-vjeçarin Eraldo Musteqja.

    Ai u arrestua mëngjesin e së enjtes, shkruan Klantv.

    Musteqja, dy herë ia kishte vënë zjarrin lokalit, teksa sipas autoriteteve shqiptare këto nuk ishin veprat e vetme të tij.

    Ai dyshohet se më 10 qershor ia kishte vënë zjarrin derës së banesës së gjyshes së Noizyt.

    Në momentin e arrestimit 26-vjeçarit, iu gjet edhe një thikë.

    Deri më tani nuk dihen arsyet se pse ai ia vinte zjarrin lokalit në fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark