Është bërë gati fletëvotimi që pritet të miratohet për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Një fotografi të fletëvotimit i cili pritet të dalë për miratim në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ka siguruar Koha.
Kjo mbledhje do të mbahet gjatë ditës së sotme.
Aty pritet të vendoset edhe për listën përfundimtar të votuesve e cila do të shpërndahet në vendvotime si dhe të publikohen detaje për votimin nga jashtë, edhe pse tashmë ka nisur të rrjedhë afati i caktuar më herët.