×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është gjyqtari që amnistoi psikopatin, shqiptoi vetëm gjobë 300 eurosh

    Insajderi
    01 December 2022 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht gjykatësi Sahit Krasniqi i kishte shqiptuar dënim prej 300 euro gjobë për armëmbajtje pa leje, Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e shtatzënës mbrëmë në QKUK, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sahit Krasniqi është gjyqtari që ka amnistuar Sokol Halitit, të dyshuarin për vrasjen e ish- bashkëshortes së tij.

    Dënim me gjobë, pasi që është mbajtës i familjes dhe ka gjendje të rëndë ekonomike”, kjo është njëra ndër arsyetimit në aktgjykimin ndaj Sokol Halilit kur u dënua vetëm me gjobë për armë ani pse gjatë kësaj periudhe Gjykata ishte në dijeni se ndaj tij është ngritur edhe një aktakuzë për kanosje e ka urdhër që të mos i afrohet ish-gruas.

    Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Sahit Krasniqi, arma i ishte konfiskuar në mënyrë të përhershme.

    Konform nenit 366, par .3 të KPRK-së, një pistoletë me gaz DUAL, me numër serik EJ1…. me kalibër 9mm, prodhim i Turqisë si dhe një karikator, janë konfiskuar në mënyrë të përhershme”, thuhet në aktgjykim.

    Sahit Krasniqi është gjyqtar i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark