Skuadra e Malishevës arriti fitore të madhe sot në shtëpi ndaj Drenicës me rezultatin 3 me 1, në xhiron e 22-të në Superligën e Kosovës.
Drilon Hazrollaj, lojtari 19-vjeçar shënoi një gol tejet të bukur në këtë sfidë. Ai shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 39’të.
Për Hazrollajn ky ishte goli i tij i shtatë në Superligën e Kosovës.
Kujtojmë që me fitore sot, Malisheva shkon në kuotën e 24 pikëve, ne vendin e 7-të.