×
  • Sport
  • Sport

    Ky është goli i bukur i Milot Rashicës për Besiktas

    Insajderi
    27 September 2023 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besiktas ka pësuar humbje si mysafir i Adana Demirspor me rezultat 4-2, ku Milot Rashica shënoi gol.

    Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Turqisë, që ishte shtyrë më parë shkaku se këto dy skuadra do të luanin në garat evropiane.

    Pasi pjesa e parë u mbyll 2-0 në të mirë të Adana Demirspor, trajneri  Senol Gunes vetëm në pjesën e dytë e futi në lojë Milot Rashicën.

    Anësori arriti të shënojë një gol shumë të bukur nga jashtë zone për rezultatin 4-2.

    Ky ishte goli i dytë i Rashicës në këtë edicion të Superligës së Turqisë./ Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark