Tirana është mposhtur në miqësoren e luksit të zhvilluar ditën e sotme kundër Fenerbahçes me rezultatin 4-0.
Skuadra e Orges Shehit e pa veten shumë shpejt në disavantazh teksa në minutën e 9-të të sfidës Mërgim Berisha dërgoi skuadrën turke në avantazh.
Fenerbahçe e dominoi sfidën në pjesën e dytë teksa shënoi dhe tre herë të tjera për të vulosur rezultatin final 4-0.
Tirana e mbyll kështu fazën përgatitore në Turqi me një humbje në prag të sfidave të Evropës.