Argjentinasit janë “makinë golashënuesish” dhe Lionel Messi është provë se sa qëndron ky fakt.
Por, cili është goli më i shpejtë i shënuar në futboll?
Më 26 dhjetor 1998, një ditë pas Krishtlindjeve, Ricardo Olivera bëri histori duke shënuar gol në vetëm 2.8 sekonda.
Olivera theu rekordin e futbollistit anglez, Colin Cowperthwaite, i cili në vitin 1979 shënoi golin në vetëm 3.5 sekonda kundër Kettering.
Goli i sulmuesit argjentinas Olivera kundër Sorianos u rendit në Librin e Rekordeve Guinness si goli më i shpejtë i shënuar për shumë vite.
/Insajderi.org