×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është heroi nga Presheva që shpëtoi 6 persona në aksidentin tragjik

    Insajderi
    24 November 2021 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, ka thënë se polici Lulëzim Sulejmani është hero i çdo shiptari, pasi ka arritur ta shpëtojë veten dhe 6 persona tjerë në aksidentin tragjik në Bullgari që la 46 persona të vdekur.

    “Edhe pse i plagosur ai arriti që të shpëtoj veten dhe 6 persona të tjerë në një situatë kur një gjë e tillë ishte thuajse e pamundur”, shkruan ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Polici Rexhep Arifi dje, e i riu Lulezim Sulejmani sot, heronjtë e vërtetë të shqiptarëve të Luginës së Presheves!

    Krenar që edhe në fatkeqësi, e në momentet më të vështira, shpirit human e luftarak i shqiptarëve të Luginës së Preshevës del në pah për të shfaqur dhe treguar më së miri karakterin e vërtetë tonin.

    Lulëzimi është heroi i të gjithëve dhe krenaria e çdo shqiptari të Luginës së Preshevës sot.

    Edhe pse i plagosur ai arriti që të shpëtoj veten dhe 6 persona të tjerë në një situatë kur një gjë e tillë ishte thuajse e pamundur.

    Duke ndjerë keqardhje per viktimat e ditës së djeshme, akti i heroik i Lulëzimit na bënë të ndihemi krenarë të gjithëve!

    Shpresoj që Lulëzimi dhe e fejuara e tij Medina, e 5 të mbijetuarit e tjerë të rastit tragjik të ditës së djeshme të rikuperohen plotësisht e të jetojnë një jetë të gjatë e plotë shëndet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark