×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është i dyshuari që plagosi një person në këmbë vetëm pse i ra borisë në kolonë

    Insajderi
    12 January 2022 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji L.V., i dyshuar për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armë.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se i dyshuari është Lekë Veseli i cili pas nervozes ne kolonë fillon të fjaloset me personin që ishte me veturë pas tij dhe me pas e plagosë disa herë.

    Pn ashtu Insajderi mëson se i demtuari është Bekim Gashi.

    I dyshuari me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G., në atë mënyrë që derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me familjarë, si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, i dëmtuari pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të dyshuarit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri nga automjeti i tij, e merr një pistoletë në dorë dhe kthehet tek vetura e të dëmtuarit dhe pas shkëmbimit të serishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet të dëmtuarin B.G., në kokë, me ç ’rast i dëmtuari B.G., i vërsulet të pandehurit L.V., duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë.

    Sipas gjykatës i dëmtuari ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç ’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark