Insajderi
Lajme

Ky është i riu nga Malisheva që humbi jetën në vendin e punës, mbante familjen pas vdekjes së babait

Insajderi
22 June 2026 - 15:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është i riu nga Malisheva që humbi jetën në vendin e punës, mbante familjen pas vdekjes së babait
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Valmir Morina, rreth 26 vjeç nga Drenoci i Malishevës, është punëtori që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Prizren.

Një medium lokal publikoi fotografinë e të riut që vdiq pasi u godit nga një vinç, sipas informacioneve paraprake të Policisë së Kosovës.

Press Online shkruan se Valmiri ishte djali i vetëm dhe mbante familjen pas vdekjes së babait vite më parë.

Policia tha se po heton rrethanat e këtij aksidenti tragjik që ia mori jetën të riut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark