Insajderi
Lajme

Ky është i riu që vdiq në vetaksidentin në Deçan

Insajderi
17 October 2023 - 19:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është i riu që vdiq në vetaksidentin në Deçan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lëbushë të Deçanit ku një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftu për një vetëaksident në fshatin Lëbushë të Deçanit ku një kombibus është vetëaksidentuar. Në të kanë qenë 4 persona të lënduar ku janë dërguar në spitalin rajonal e ku mjeku kujdestar ka konfirmuar se njëri prej tyre ka vdekur ndërsa 3 të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes është edhe njësiti i policisë për të hetu rastin”, ka deklaruar Gashi.

Ndërsa mediat lokale atje kanë publikuar foton e të riut që mbeti i vdekur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark