Gjatë ditës së djeshme, u raportua për vdekjen e një 52-vjeçari në vendin e tij të punës në një kompani në Novoberdë. Ai u dërgua pa shenja jete në spital, pasi nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve nga një mjet i metaltë.
Sipas raportit të Policisë, raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet, është thënë në raportin e policisë.
ër vdekjen e tij kanë shkruar edhe miq e familjarë të të ndjerit duke e kujtuar si njeri të urtë e të drejtë.
“Sot kuptova lajmin e hidhur për shokun tonë. Rreth 5 viteve punuam bashkë, Zoti n’xhehnet, vlla Vedat Ibrahimi”, ka shkruar një koleg i të ndjerit.