David Beckham dhe familja e tij vazhdojnë të përfitojnë nga pushimet verore buzë detit Mesdhe. Bregu i Amalfit, Kroacia dhe Saint-Tropez, kanë qenë nga destinacionet e zgjedhura nga britaniku.
Dhe pikërisht se ish-futbollisti ka zgjedhur si ‘automjet’ Madsummer, një jaht luksoz me vlerë 229 milionë euro, me kapacitet për 12 persona dhe i ndërtuar vetëm tre vite më parë. Një jaht me të cilin Davidi është parë përmes Instagramit dhe ku mund të shihni detajet e varkës së pabesueshme dhe luksoze.
Por ky jaht nuk është i përshtatshëm për të gjitha buxhetet. Vlera e tij llogaritet në 229 milionë euro, çka e bën ekskluziv, pasi ka një pishinë, një spa, saunë, palestër dhe të gjitha llojet e burimeve për aktivitete dhe jetë larg tokës.
Një jaht që ka disa kate brenda, i cili ka ajër të kondicionuar, një ashensor dhe Wi-Fi, mes pajisjeve të tjera të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, siç pritej, burime për aktivitete ujore dhe/ose nënujore si ski, ski jet, pajisje zhytjeje dhe peshkimi, flyboard dhe më shumë alternativa në mënyrë që argëtimi të mos ndalet kurrë.
‘Madsummer’ nuk është një jaht në pronësi të Beckams, por përdoret për qira gjatë periudhës së verës. Çmimi i vlerësuar me qira i varkës vlerësohet në 1.600.000 euro në javë. Një “ofertë” që ish-lojtari i Real Madridit ka dashur ta shfrytëzojë për t’u çlodhur dhe për t’u parë me të tjerë të famshëm në Amalfi (Itali), ku familja është takuar me miq si Sarah Fergurson, ish-bashkëshortja e Princit Andrew.