×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është kallashnikovi me të cilën gjuajtën sot në Prishtinë

    Insajderi
    14 May 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasditen e sotme tek Bregu i Diellit në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

    Policia e cila ka dal në vendin e ngjarjes raportoi se nuk ka persona të lënduar.

    Zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Insajderin se janë arrestuar katër persona.

    Po ashtu është bërë publike edhe arma AK-47 me të cilën është gjuajtur.

    Njoftimi i plotë:

    Rreth orës 18:30, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

    Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

    Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

    Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve veriu dhe qendra kanë arritë që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina.

    Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion katër persona të cilët dyshohet se  kanë qenë të përfshirë.

    Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark