Gjatë ditës së sotme, autoritetet në Tiranë kanë arrestuar A.M, nga Gjakova, nën akuzën e përndjekjes së moderatores Luana Vjollca.
“BalkanWeb” ka siguruar fotografitë e 29-vjeçarit si dhe një mesazh, ku ai adresonte edhe fyerje e kërcënime për Marinën e Luanën.
A.M, kërcënonte se kushdo që bashkëpunonte me motrat Vjollca, do të masakrohej edhe familja e tyre.
Mëngjesin e sotëm, i riu kishte shkuar në rrugën pranë banesës së Luana Vjollcës, ku edhe u arrestua.Luana e kishte denoncuar në prokurorinë e Tiranës fansin e “zjarrtë”, me pretendimin se e përndiqte dhe e shqetësonte atë.