×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky është lideri i ri i Al-Qaedas

    Insajderi
    16 February 2023 - 09:46

    Saif al-Adel, një egjiptian prejardhje nga Irani, është lider i Al-Qaedas pas vdekjes së Ayman al-Zawahirit në korrik të vitit 2022, njoftoi të mërkurën Departamenti Amerikan i Shtetit.

    “Vlerësimi jonë përputhet me atë të OKB-së – se lideri i ri de facto i al-Qaeas, Saif al-Adel është i vendosur në Iran”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

    Raporti i Kombeve të Bashkuara të publikuar të martën tha se pikëpamja mbizotëruese e shteteve anëtare është se Adel është tash udhëheqësi i grupit “duke përfaqësuar vazhdimësinë e saj”.

    Por, grupi nuk e ka shpallur zyrtarisht atë “emir”, për shkak të ndjeshmërisë ndaj shqetësimeve të autoriteteve talebane në Afghanistan, të cilët nuk kanë dashur të pranojnë se Zawahiri u vra nga një raketë amerikane në një shtëpi në Kabul vitin e kaluar, sipas OKB-së.

    Përveç kësaj, thuhet në raportin e OKB-së, islamizmi sunit Al-Qaeda është i ndjeshëm ndaj çështjes së Adelit që banon në Iranin kryesisht shiit, raporton AFP, përcjell Klankosova.tv.

    “Vendndodhja e tij ngre pyetje që kanë një lidhje me ambiciet e Al-Qaedas për të pohuar udhëheqjen e një lëvizjeje globale përballë sfidave nga ISIL”, thuhet në raportin e OKB-së, duke iu referuar një emri tjetër për grupin rival të Shtetit Islamik.

    Adel, 62 vjeç, është një ish-nënkolonel i forcave speciale egjiptiane dhe është pjesë e gardës së vjetër të Al-Qaedas.

    Ai ndihmoi në ndërtimin e kapaciteteve operacionale të grupit dhe trajnoi disa nga rrëmbyesit që morën pjesë në sulmin e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, sipas Projektit të SHBA-së kundër ekstremizmit.

    Ai ka qenë në Iran që nga viti 2002 ose 2003, në fillim nën arrest shtëpiak, por më vonë mjaftueshëm i lirë për të bërë udhëtime në Pakistan, sipas Ali Soufan, një ish-hetues i FBI-së kundër terrorizmit.

    “Saif është një nga ushtarët profesionistë më me përvojë në lëvizjen xhihadiste në mbarë botën dhe trupi i tij mban plagët e betejës,” shkroi Soufan në një artikull të vitit 2021 për CTC Journal të Qendrës për Luftimin e Terrorizmit në West Point.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark