×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është modeli që propozuan amerikanët për shfrytëzimin e Ujmanit nga Kosova e Serbia

    Insajderi
    03 July 2021 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.


    Bazuar në raportin e studimit të fizibilitetit të liqenit të Ujmanit, të realizuar nga ekspertët amerikan pritet që për liqenin e Ujmanit, Kosova e Serbia t’a ndjekin shembullin e Amerikës e Kanadasë. Pra, mënyrën sesi këto dy shtete shfrytëzojnë lumin Kolumbia.

    Amerika e Kanada nuk filluan përplasjet se si të shfrytëzohej uji i këtij lumi. Përkundrazi, dhe në vitin 1964 përfunduan me një marrëveshje për ta shfrytëzuar atë së bashku.

    16 vite para së të binin në ujdi për këtë marrëveshje, një përmbytje nga ky lum kishte lënë pasoja që i shtyu të dyja vendet që të merreshin vesh për ta menaxhuar së bashku. Dhe, ta shfrytëzonin së bashku këtë lum.

    Këtë model të shfrytëzimit në liqenit artificial të Ujmanit e kanë propozuar ekspertë amerikanë në një raport që ia kanë dërguar Kosovës e Serbisë. Është raporti i cili erdhi si pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi në Washington, që u ndërmjetësua nga Ish-Presidenti amerikan Donald Trump.

    Nga marrëveshja e Washingtonit që u ndërmjetësua nga ish-presidenti Donald Trump, Kosova e Serbia u morën vesh për disa gjëra, edhe pse jo krejt të definuara konkretisht, por që në thelb të vazhdonin që të bashkëpunonin. Por, aty ishte një pikë shumë konkrete që prekte Liqenin e Ujmanit: SHBA-të do të kryenin një studim mbi të.

    Ky studim tashmë është publik dhe i është dërguar Kosovës e Serbisë. Ani pse me shumë detaje teknike, në thelb ai propozon që të dyja vendet, si vende të pavarura të punojnë që të gjejnë një marrëveshje për frytëzim të këtij liqeni.
    Një model që propozuan ekspertë amerikanë në këtë dokument është ai i lumit të Kolorados.

    SHBA-të dhe Kanadaja tashmë për mbi 50 vite kanë një marrëveshje që ta shfrytëzojnë së bashku këtë lum dhe ujin e tij, për energji dhe qëllime të tjera. Marrëveshja do të skadoi në vitin 2024, por megjithatë negociatat se si të veprohet me të kanë nisur mes këtyre dy shteteve që në vitin 2018.

    Çka thotë ky dokument, kur flitet se cila është zgjidhja që ekspertët propozojnë?

    “Ne e propozojmë që Serbia dhe Kosova ta konsiderojnë koordinimin teknik të zhvilluar në mes SHBA-së Kanadasë, apo Traktati i lumit Kolumbia mbi furnizimin me ujë, kontrollin e përmbytjeve dhe agjencive të energjisë”, thuhet në këtë propozim amerikan.

    Pos këtij modeli që ata propozojnë, ekspertët kanë dhënë edhe katër rekomandime, ku i treti prej tyre flet për shfrytëzim të ujit nga të dyja palët. Një psesë e mirë studimit, por edhe e rekomandimeve i janë kushtuar çështjeve të sigurisë që lidhen me ruajtjen dhe planifikimin e shfrytëzimit më të mirë të ujit të Ujmanit, duke pasur parasysh rëndësinë e tij për termocentralet në Kosovë. Fjala siguri, u përdor 55 herë në këtë dokument.

    Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark