×
  • Sport
  • Sport

    Ky është momenti kur Granit Xhaka e “shëtitë” Jack Grealishin si të jetë ‘kafsha e tij personale’

    Insajderi
    29 April 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka pasur një përplajse mes yllit të Manchester Cityt, Jack Grealish dhe yllit të Arsenalit, Granit Xhaka të enjten (27/4/2023).

    Përplasja mes tyre ka ndodhur dy herë, përkatësisht në pushimin mes pjesëve dhe në 45 minutëshin e dytë.

    Konflikti i parë mes Jack Grealish dhe Granit Xhakës nuk u kap nga kamera.

    Por këtë e ka zbuluar komentuesi, Darren Fletcher.

    Ndërkohë mes Jack Grealish dhe Granit Xhakës duket sikur tashmë ka inat personal, që mund të ndizet në çdo moment.

    Të dy u përfshinë në shtyrjen e njëri-tjetrit ndërsa lojtarët e tjerë po bënin një pushim për pije.

    Në pjesën e dytë Granit Xhaka e kapi për qafe Jack Grealish, diçka që u kap nga kamerat, ku si arsye shihet “hakmarrje” për kacafytjen e anglezit me bashkëlojtarin e Xhakës – Partey.

    Erling Haaland, i cili e pa këtë, nuk e pranoi menjëherë dhe u vërsul drejt Granit Xhakës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark