Në Komisioni Qendror Zgjedhor është duke u hedhur shorti për numrat që partitë politike do t’i kenë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Insajderi.
Partia Demokratike e Kosovës në këtë zgjedhje do të garojë me numrin 134.
Bartës i listës dhe kandidatë për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës është Enver Hoxhaj, ish ministër i punëve të jashtme.
Kujtojmë që dy figurat emblematike të PDK-ës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjenden në Gjykatën Speciale në Hagë./Insajderi.org/