×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhëshme

    Insajderi
    14 April 2024 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

    “Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit kushtet agrometeorologjike do t ëjenë të favorshme për fushën e bujqësisë, ndërsa kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë i IHMK-së:

    E hënë-Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

    E martë –Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në orët e vona parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.

    E mërkurë-Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi  me shpejtësi 1-7 m/s.

    E enjte-Mot kryesisht i  vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatre nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.

    E premte – Mot  i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i fohët. Kjo situatë me këto  temperatura vie si pasojë e masave të qëndrueshme të ajrit me origjinë veriperëndimore.. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark