×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    30 October 2023 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

    Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin mes 5-7 gradë Celsius.

    “E hëne – Mot kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

    Parashikimi i motit për ditët e tjera të javës:

    E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërrnda, Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqerohen me reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

    E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët.Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.Si pasojë e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit ( rrezatimit tokësor).Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius..

    E enjte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake,përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet 5-7 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

    E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat parasihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark