Ky është personi që dyshohet se u rrëmbye në Prishtinë, pengmarrësit kërkojnë para për lirimin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është personi që dyshohet se u rrëmbye në Prishtinë, pengmarrësit kërkojnë para për lirimin e tij

    Insajderi
    04 May 2025 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë është zhdukur prej 30 prillit 2025, ndërsa familja e tij ka marrë mesazhe kërcënuese nga persona të panjohur që pretendojnë ta kenë marrë peng dhe kërkojnë shuma të caktuara parash për lirimin e tij.

    Personi që dyshohet se është rrëmbyer është Agron Bunjaku, rreth 46 vjeçar, banor i Prishtinës, i cili sipas bashkëshortes dhe vajzës së tij, nuk është parë më që nga data 30 prill, raporton Sinjali.

    Në orët e para të ditë së djeshme, ato janë paraqitur në Stacionin Policor dhe kanë deklaruar se kërcënimet nga rrëmbyesit janë të rënda dhe të drejtpërdrejta, duke përfshirë mesazhe si: “Nëse nuk paguani, do ta zhdukim.”

    Rasti është marrë nën hetim nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Rënda, dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, është inicuar si vepër penale “Rrëmbim”.

    Familja e Agron Bunjakut kërkon ndihmën urgjente të autoriteteve për lokalizimin dhe kthimin e tij të gjallë në shtëpi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark