Insajderi
Lajme

Ky është Bilall Kqiku, i cili ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt duke tentuar t’i ikë policisë/FOTO

Insajderi
14 July 2025 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është Bilall Kqiku, i cili ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt duke tentuar t’i ikë policisë/FOTO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka ndërruar jetë Bilall Kqiku, i dyshuari që kërceu nga kati i katërt i një ndërtesë duke tentuar të ikë nga Policia e Kosovës. Ai ishte duke u kërkuar në lidhje me veprën panele për “Tentim vrasje”, shkruan Insajderi.

Për vdekjen e tij e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i Intensivës në QKUK, i cili ka thënë se i ndjeri nuk ka mundur t’iu përballojë lëndimeve.

Gazeta Insajderi ka siguruar foto të të ndjerit, Bilall Kqiku.

Kqiku ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 korrik, pasi ishte lokalizuar në një banesë në Prishtinë.

Sipas Policisë, në momentin e ndërhyrjes për arrestim, Kqiku kishte tentuar të arratisej duke u hedhur nga kati i katërt i objektit ku po fshihej.

Nga kjo tentativë, ai pësoi lëndime të rënda trupore.

Pas incidentit, ai ishte dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku qëndronte nën trajtim mjekësor dhe mbikëqyrje policore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark