Dy persona kanë mbetur të arrestuar ditën e sotme në qytetin e Pejës.
Arrestimi i tyre është bërë pas një aksioni nga Prokuroria Speciale, nën dyshimin për “pjesmarrje apo organizim i grupit të organizuar kriminal” dhe “detyrimi”.
Insajderi merr vesh se personi i dytë që u arrestua është Kastriot Kelmendi. Ai ndryshohet njihet si “Lutë Kelmendi” dhe “Groshi”
Arrestimi i tyre u konfirmua edhe përmes një komunikate për media të lëshuar nga Prokuroria Speciale.
Aty thuhet se ndaj dy të arrestuarve, (Asdren Muhaxheri dhe Kastriot Kelmendi), është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar dy persona me inicialet K.K dhe A.M, për kryerje të veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale, “Detyrimi”, nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
/Insajderi.org/
