×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është personi që u plagos sonte në Prishtinë

    Insajderi
    08 January 2023 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person sonte ka mbetur i plagosur në një lokal në Prishtinë.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Emshir” në lokalin “Exit Large Bar”.

    Sipas informatave të para të policisë, personi që ka mbetur i lënduar është B.A, 37 vjeçar.

    Ndërkohë burime të Insajderit kanë mësuar se bëhet fjalë për Burim Ajetin.

    Të njëjtat burime thonë se Ajeti është nga Maqedonia e Veriut përkatësisht komuna e Haraçinës.

    “Sot rreth orës 21:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës, Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha zëdhënsja e policise, Flora Ahmeti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark