×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është personi që u qëllua me kallashnikov në Shkodër

    Insajderi
    09 February 2024 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Shkodër, ku mbeti i plagosur një person në lagjenb “Xhabiej”.

    Siç raportohet, Selami Brahimi është personi që u qëllua me armë zjarri.

    Gjatë të shtënave me kallashnikov ai ndodhej brenda në automjet, teksa autori më pas është arratisur dhe ende nuk dihet nëse është atentat apo konflikt i çastit.

    Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyeten dëshmitarët, raporton Top Channel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark