×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është plani konkret i Përparim Ramës për bujqit dhe blegtorët e Prishtinës

    Insajderi
    30 September 2021 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në programin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, hapësirë e madhe i jepet sektorit të bujqësisë – si një sektor i rëndësishëm për kryeqytetin.

    Edhe për faktin që shumica e territorit të Prishtinës, i takon fshatrave, fuqizimi i zonave rurale ka marrë vëmendje në prioritetet e Përparim Ramës.

    Plani i Përparim Ramës për bujqit prishtinas, prek zotimet për dalje në ndihmë dhe stimulim të tyre. Krijimin e kushteve për ruajtjen nga vërshimet. Subvencionimi dhe inkurajimi i fermerëve për mbjelljen e bimëve mjekuese dhe aromatike dhe ndërtimin e fermave të reja.

    Më poshtë mund ta shihni planin konkret të Përparim Ramës për sektorin e Bujqësisë në Prishtinë:

    Bujqësia është pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë së Prishtinës Bujqësia është shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Nga zhvillimi i bujqësisë kushtëzohet edhe zhvillimi i shumë degëve industriale dhe është mundësi e gjerë për punësim. Prishtina
    karakterizohet me specifika të veçanta, ku shumica e territorit i takon fshatrave, andaj është shumë i domosdoshëm fuqizimi i zonave rurale.

    Ne do të: Trajtojmë bujqësinë sipas zonave specifike; p.sh. në zona të ndryshme do të fuqizohet rritja dhe përmirësimi sa më i madh i prodhimit të perimeve;
    në zona të tjera do të fuqizohet zhvillimi i pemëve drufrutore (molla, dardha, kumbulla etj.), pemëve të
    imta (dredhëza, mjedra dhe boronica) dhe bimëve mjekuese dhe aromatike; dhe në zona të tjera do të fuqizohet zhvillimi blegtorisë dhe bletarisë, përmes përkrahjes për ferma.

    Angazhohemi për rritje të përkrahjes për sektorin e blegtorisë, gjedhtarisë, bletarisë, prodhimtarisë organike, perimtarisë, dhe kultivimin e pemëve të imta;

    Përkrahim ndërtimet e stallave; do të bëjmë furnizimin me pajisje për mjelje, ftohje dhe dhoma të qumështit, pajisje për përgatitjen e ushqimit të koncentruar dhe racioneve të kafshëve, pajisje për përgatitjen e ushqimit voluminoz; dhe do të përmirësojmë infrastrukturën përcjellëse në fermë;

    Ofrojmë përkrahje me ndihma veterinare për të siguruar mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve të kafshëve shtëpiake;

    Ofrojmë përkrahje dhe mbështetje të bujqëve në kultivimin e bimëve mjekuese dhe aromatike; deri në 100 fermerë do të përkraheshin për të zhvilluar këtë
    aktivitet;

    Ofrojmë përkrahje/mbështetje të fermerëve për kultivimin e pemëve te imta; financim për ndërtimin e pikave të reja grumbulluese.

    Fokus do t’i kushtohet zhvillimit të zinxhirit të vlerës në tërësi;

    Ofrojmë përkrahje nga komuna për fuqizimin e pikave grumbulluese, frigoriferike, duke u fokusuar
    më shumë në çështjet që ndihmojnë organizimin e fermerëve dhe plasimin më të lehtë të produkteve të
    tyre në treg;

    Mbështesim fermerët në ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve; me trajnime do të përkrahen kryesisht fermerët e hortikulturës (pemëve dhe
    perimeve), blegtorisë dhe bletarisë; ky aktivitet do të realizohet përmes shoqatave që operojnë në
    komunën e Prishtinës;

    Përkrahim gratë në biznes, kryesisht gratë që merren me përpunimin e pemëve dhe perimeve. Përmes kësaj përkrahjeje do të bëhet fuqizimi i ekonomive shtëpiake dhe promovimi i produkteve tradicionale
    “home-made”, për gratë e vyeshme të Prishtinës;

    Punësojmë çdo verë 500 të rinjë nga shkollat profesionale të qytetit dhe studentë në punë praktike me pagesë si mjet për krijim të përvojës së parë
    të punës në bizneset prodhuese dhe shërbyese të qytetit; Krijojmë treg modern për tregtarët dhe për prodhuesit vendor;

    Bëjmë përmirësimin, zgjerimin dhe avancimin e sistemit të ujitjes;

    Rregullojmë shtretërit e lumenjëve për të siguruar mbrojtje nga ndotjet dhe vërshimet;

    Bëjmë analiza të rregullta të ujit, tokës dhe analiza të tjera, për fermerët potencialë që prodhojnë për tregun e eksportit.

    Lehtësojmë qasjen e prodhueseve në tregjet e prodhimeve të gjelbërta në Prishtinë.

    https://prforpr.com/?fbclid=IwAR2CiJaP-vFUaBrZhq4sn9WPUzZAUhNFOpBZtF4fhY3DJ-wrF3T_dKRnhrA#planipr

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark