Një sulm me armë zjarri ka ndodhur dje rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit, ku la të plagosur një pjesëtarët të policisë së Kosovës.
Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve se polici i plagosur është Ekrem Neziri, nga komuna e Ferizajt.
Polici 40 vjeçar derisa sa ishte në krye të detyrës u plagos nga arma e zjarri të banditëve serbë në Zveçan.
Gazetën Insajder ka kontaktuar edhe drejtoreshën e Spitalit në Mitrovicës, Luljea Zhubi, e cila tha se nuk i është larguar plumbi nga shpatulla në Spitalin e Mitrovicës.
“Po bëhet fjalë për një polic nga rajoni i Ferizajt, është 40 vjeçar. Po është e vërtetë që plumbin nuk i është larguar në Spitalin e Mitrovicës andaj është përcjellur për në Prishtinë”, ka thënë Zhubi për Insajderin teksa theksoi se ishte jashtë rrezikut për jetë.