"Ky është polici që rrahu gruan në prani të fëmijëve të mitur, i shkaktoi thyerje në trup" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ky është polici që rrahu gruan në prani të fëmijëve të mitur, i shkaktoi thyerje në trup”

    Insajderi
    10 May 2025 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor në Gjilan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit të IPK-së, incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 10 majit 2025.

    Pas pranimit të informacionit nga Policia e Kosovës lidhur me ngjarjen, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë vizituar vendin e ngjarjes.

    Viktima e dhunës është dërguar për tretman mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Pas veprimeve fillestare hetimore, është konsultuar edhe prokurori kompetent, i cili ka vendosur që të caktojë masën e ndalimit për 48 orë ndaj zyrtarit policor.

    “Si pjesë e procedurës hetimore dhe administrative, zyrtari është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së. Hetuesit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, do të vazhdojnë hetimet për ndriçimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes dhe për marrjen e masave të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

    Sipas Sinjalit, i arrestuari është Leutrim Tahirin, pjesëtar i Njësisë për Reagim të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

    Tahiri dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten në banesën e tyre, duke i shkaktuar fraktura në hundë, teksa në atë moment të pranishëm kanë qenë edhe dy fëmijët e mitur të çiftit. Gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes e kanë forcuar dyshimin për aktin e dhunës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark