×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është polici që vdiq nga aksidenti në Kamenicë

    Insajderi
    26 June 2023 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri Fatmir Matoshi ka bërë të ditur se polici që humbi jetën sot në aksident trafiku është Agim Maliqi, njëherët edhe i afërm i tij.

    Ai ka bërë ka njoftuar se Maliqi ishte toger, teksa ka ngushëlluar familjen e tij.

    “Pozitiviteti, sharmi dhe humori ishin karakteristikat që e veqonin Kushen tonë Agimin, (në fakt jemi kusheri nga nënat me djemtë e agjallarve të Agimit, por na thërriste kusheri edhe ai). Toger Agim Maliqi, sot iku nga kjo botë pas një aksidenti trafiku, duke lënë të pikëlluar familjen, miqtë, kolegët dhe gjithë qytetarët e Kamenicës. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe gjithë atyre që u pikëlluan nga kjo ikje e shpejtë dhe e parakohshme.”, ka shkruar Matoshi.

    Maliqi ka humbur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Rogoqicë të komunës së Kamenicës.

    Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura, një civile dhe një e Policisë së Kosovës.

    “Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, ka njoftuar për mediat zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark