Konventa e parë e Prodhuesve Vendor te Kosovës, e mbajtur me 29 dhe 30 nëntor, ka përfshire edhe publikimin e sondazhit për pëlqyeshmërinë e konsumatoreve.
Ky sondazh është realizuar nga kompania Pyper. Sondazhi është realizuar me qellim masivizimin dhe fuqizimin e produkteve “Made in Kosova”.
Bazuar ne rezultatet e këtij sondazhi, del se produkti me i pëlqyer vendor ne Kosove është qumështi “Vita”. Qumështorja Vita është në pronësi te kompanisë vendore “Devolli Group”.
Përveç përzgjedhjes se produktit me të pëlqyer vendor, kompania Pyper i ka bërë edhe pyetje tjera respodenteve.
Shumica e respondeteve, 88.56 përqind, janë përgjigjur se do të zgjidhnin produktet “Made in Kosova”, nëse do të ishte cilësia dhe çmimi i njëjtë në raport me prodhimet e importuara.
Ndërkaq rreth 85 përqind e respondentëve janë shprehur se rritja e cilësisë është një faktor kyç për prodhuesit vendor për të konsumuar më shumë prodhimet vendore.
Ne Konventet e Pare te Prodhuesve Vendor kane marre pjese 300 përfaqësues te kompanive prodhuese te Kosovës.