Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edy Reja është rrëzuar në dy ndeshje radhazi. Herën e parë ndaj Uellsit, ndërsa e dytë ndodhi mbrëmë ndaj Republikës së Çekisë, shkruan Insporti.com.
Mbrojtësi i krahut të djathtë së Çekisë, Vladimir Coufal edhe pse kishte mundësi të evitonte përplasjen me Reja, ai e goditi duke e rrëzuar përtoke.
Stafi dhe lojtari i dolën në mbrojtje trajnerit, megjithatë lojtari që shkaktoi incidentin, Vladimir Coufal, kërkoi falje edhe nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ai theksoi se nuk e pa Rejën dhe nuk mundi ta shmangte kontaktin me të.
“Edhe njëherë tjetër dua t’i kërkoj falje trajnerit të Shqipërisë, Edoardo Reja, e pashë në momentin e fundit dhe nuk mund ta ndalja lëvizjen time”, shkruan në reagimin e tij lojtari i Ëest Ham.
Çekët fituan ndeshjen miqësore me rezultat 3:1, përkundër rezultatit Shqipëria zhvilloi një ndeshje të fortë. /Insporti.com/