Kampionia Olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, është sportistja më e komentuar për suksesin e saj në sportin e xhudos.
E ftuar në emisionin “Sui Generis”, Kelmendi rrëfeu për momentet e saj që kur hyri në gara, e që nuk ishin fare të leha. Ajo tha se emocionet në gara i përfshinë edhe prindërit e saj të cilët prej kur u lëndua në gara më nuk e përcjellin sportisten por rezulatin e marrin në telefon.
“Kur unë garoj babi del të shetitet, ndërsa mami pastron gjithë shtëpinë në ditën kur unë garoj”, është shprehur xhudistja.
Tutje, Majlinda tha se prindërit do t’i gëzoheshin nëse ajo përfundon karrierën së shpejti, ndërsa për xhudisten kjo është shumë e vështirë sepse ajo tashmë po synon edhe garat në Tokio që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Por cilat janë këshillat që ajo merr nga nëna e saj para se të nisë garat?, për këto dhe më shumë e kuptoni në intervistën e saj të bashkangjitur.