×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është serbi i plagosur sot në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    23 January 2023 - 15:41

    Gazeta Insjaderi ka raportuar sot se Policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës Q5 në Leposaviq, ku brenda ndodheshin dy qytetarë serbë.

    Gjuajtja me armë sipas policisë është bërë në vetëmbrojtje.

    “Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Nga ana tjetër, mediat serbe shkruajnë një version ndryshe. Të dy serbët, i cilësojnë si të pafajshëm dhe “viktima të Kurtit”, përcjell Insajderi.

    I plagosur nga ky incident ka mbetur Miljan Deleviq. Ndërsa, Dusa Slaviq i cili ishte shofer nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

    Deleviq është plagosur në pjesën e majtë të krahrorit por gjendja e tij është stabile. Ai po trajtohet në spitalin e Kralevës. /Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark