×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia konfirmon raportimin e Insajderit: Gjuajtëm me armë në veturën që nuk u ndal në Leposaviq

    Insajderi
    23 January 2023 - 14:18

    Gazeta Insjaderi ka raportuar se Policia e Kosova ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës Q5 në Leposaviq, ku brenda ndodheshin dy qytetarë serbë. Kjo, tashmë është konfirmuar edhe nga policia.

    Gjuajtja me armë sipas policisë është bërë në vetëmbrojtje.

    Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri“, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

    KOMUNIKATË PËR MEDIA

    Prishtinë, më 23 janar 2023

    Sot, më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës.

    Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.

    Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme.

    Burime të Gazetës Insajderi kanë bërë me dije se brenda veturës ndodhej Dusan Slavic dhe Miljan Delevic. Dyshja janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Rasti më konkretisht ka ndodhur në afërsi të lumit Bistrica në mes Leposaviqit dhe Zveçanit.

    Policia ka qëlluar mbi një Audi Q5 që nuk ka dashur të ndalojë. Dy serbë u qëlluan dhe po dërgohen për në Krajevë për operacion”, i tha ky burim Insajderit.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark