×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është shqiptari që u përfshi në pastrim parash e tregti droge, tani nën pranga

    Insajderi
    17 May 2022 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet kolumbiane kanë bërë të ditur se kanë vendosur në pranga 18 persona të kombësive të ndryshme, për trafik droge dhe pastrim parash, mes të cilëve është dhe një shqiptar.

    Bëhet fjalë për Kliton Degën, i shpallur në kërkim edhe nga autoritetet italiane. Operacionet, u kryen në shtatë qytete të Kolumbisë dhe kulmuan me arrestimin e Degës, 12 kolumbianëve, dy venezuelianëve, një italiani, një dominikani dhe një holandezi.

    Këta persona dyshoheshin se koordinonin dërgimin e kokainës në disa shtete përmes anijeve mallrash, të fshehura në ngarkesa ushqimesh, pajisje farmaceutike, materiale ndërtimi e të tjera. Ata po hetoheshin edhe për zhvatje dhe pastrim parash. Në këtë operacion kanë marrë pjesë autoritete kolumbiane, të SHBA-së dhe Paraguajt, si dhe Interpol dhe Europol. Indicia u mor pas vrasjes së Marcelo Peccit, prokurorit paraguaian që kishte hetuar shumë krime.

    Insajderi ka siguruar fotografinë e Kliton Degës:

    Drejtuesi kryesor i kësaj organizate ishte Luis Carlos Rocha, i cili u kap në vitin 2017 . Sipas autoriteteve kolumbiane, grupi kishte kapacitetin për të prodhuar dhe dërguar rreth pesë tonë kokainë në muaj në Shtetet e Bashkuara, Afrikë dhe Evropë nga Bolivia, Peruja dhe Kolumbia.

    Të arrestuarit më kërkim nga disa shtete

    Të arrestuarit në Kolumbi po kërkoheshin në Itali, Peru, Spanjë, Belgjikë, Portugali, Republikën Domenikane, Brazil, Panama dhe Argjentinë, raportoi gjenerali Vargas.

    Procesi i kryer nga autoritetet kolumbiane fokusohet “për momentin” në pastrimin e parave dhe aktivitetet e trafikut të drogës që lidhin jo vetëm “Clan Rocha” por edhe grupe kriminale si Red Corona e Republikës Domenikane, grupi Los Bruno nga Peruja. , grupi NL nga Holanda dhe organizata mafioze ‘Ndanghreta nga Italia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark