×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky është shteti që ka planifikuar t’i dhurojë Rusisë mbi 40 mijë raketa

    Insajderi
    12 April 2023 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë pas publikimit në rrjetet sociale të një sërë dokumentesh konfidenciale të Pentagonit .

    Sipas gazetës The Washington Post, Egjipti kishte planifikuar dërgimin e 40,000 raketave fshehurazi në Rusi.

    Presidenti Abdel Fattah El-Sisi urdhëroi prodhimin dhe transportin e armëve, pavarësisht se është një nga aleatët më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme.

    Mësohet se Sis u ka thënë zyrtarëve që të mbanin sekret prodhimin dhe dërgimin e raketave “për të shmangur problemet me Perëndimin”.

    Ndërkaq, për të vlerësuar shkallën e informacionit të rrjedhur dhe për të shqyrtuar se kush kishte akses në të, sekretari amerikan Lloid Austin ka ngritur një grup pune.

    Ndërkohë, CNN ka shqyrtuar 53 dokumente të zbuluara të cilat përmbajnë një gamë informacionesh se si SHBA spiunon vendet aleate dhe ato kundërshtare.

    Këto dokumente përmbajnë të dhëna sekrete për luftën që Rusia po bën në Ukrainë.

    Ndërsa një dokument tjetër zbulon se Uashingtoni ka spiunuar edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa mësohet se Kievi tashmë ka ndryshuar disa nga planet e saj ushtarake për shkak të rrjedhjes së informacioneve.

    Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve se ka ende shumë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje për nxjerrjen në publik të këtyre materialeve.

    “Nuk dimë se kush është pas kësaj. Nuk dimë motivin. Dhe nuk dimë çfarë ka tjetër që qarkullon”, ak deklaruar ai.

    Sakaq, Departamenti i Mbrojtjes  dhe Departamenti i Drejtësisë kanë ngritur një hetim për këtë çështje, shkruan TvKlan, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark