×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ky është shteti që pritet të njohë pasaportat e Kosovës

    Insajderi
    16 March 2023 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moldaiva, si shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pritet të bëjë një “kompromis” në lejimin e hyrjes së udhëtarëve me pasaporta kosovare në territorin moldavez.

    Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të hyjnë me pasaporta të Republikës së Kosovës në Moldavi.

    Sipas portalit moldavez, Newsmaker, më 1 qershor, në kryeqytetin e Moldavisë, në Kishinau, do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

    Pjesë e këtij komuniteti është edhe Kosova, gjë që ka bërë që disa deputetë të hartojnë një projektligj që do të parashihte vendosjen e vizave për personat me pasaporta kosovare.

    Megjithatë, akoma nuk është diskutuar nëse do të mbahen bisedime për heqjen e vizave ndaj Kosovës apo edhe njohje të pavarësisë.

    Kujtojmë se pikërisht mosnjohja e pasaportave të Kosovës shpeshherë ka kushtuar për qytetarët kosovarë.

    Në vitin 2020, shorti i Ligës së Kombeve vuri përballë Moldavinë dhe Kosovën, ndeshje kjo që nuk u zhvillua në Moldavi pasi që përfaqësueses kosovare nuk iu njohën pasaportat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark